Transkriptim i shqipes · API dhe editor
Shqipja, shkruar
fjalë për fjalë.
Ngarkoni një regjistrim: mbledhje, intervistë, podcast, seancë. Merrni tekstin me kohë për çdo fjalë. Flisni si në Kosovë apo si në Shqipëri, teksti del në shqipe standarde.
Transkriptim i shqipes me çmim shumë të ulët: nga 0,012 € në minutë, pa abonim. Paguani vetëm sekondat që përdorni.
Ky është zëri i shqipes, i shkruar fjalë për fjalë.
Shembull i animuar. Kohët janë të ilustruara.
Provë falas
Provojeni me skedarin tuaj
Pa llogari, pa kartë. Transkriptojmë 60 sekondat e para të një skedari, me kohë për çdo fjalë.
- Deri në 100 MB
- MP3, WAV, M4A, MP4, OGG, FLAC
- Deri në 3 prova në ditë
- Skedari fshihet pas 24 orësh
Hidhni këtu një skedar audio ose video
ose
Transkriptimi i 60 sekondave të para
Fjalët me kohë.
Ju pëlqeu? Merrni 15 minuta falas.
Hapni një llogari, verifikoni emailin dhe transkriptoni skedarë të plotë, deri në 4 orë secili.
Si funksionon
Nga zëri te teksti, në tre hapa
-
Ngarkoni
Hidhni skedarin në shfletues ose dërgojeni me API. MP3, WAV, M4A, MP4 dhe të tjera, deri në 2 GB dhe 4 orë.
-
Fjalim e shkruan
Modeli ynë për shqipen e kthen zërin në tekst. Çdo fjalë merr kohën e saj, në milisekonda.
-
Redaktoni, eksportoni
Korrigjoni tekstin ose titrat në editor. Eksportoni TXT, SRT ose VTT, ose merrni JSON me API.
Dy editorë
Teksti dhe titrat, ngjitur me zërin
Editori i transkriptit ndjek zërin fjalë për fjalë. Editori i titrave mat çdo titër me rregullat e zakonshme: 42 shkronja në rresht, 2 rreshta, 17 shkronja në sekondë.
Folësi 1
Mirëdita. Sot flasim për zgjedhjet.
Folësi 1
Çështja kryesore është buxheti i komunës.
▮ 00:01.04〰 fjalë e pasigurt
| Nr. | Fillon | Mbaron | Shk/s | Titri |
|---|---|---|---|---|
| 1 | 00:00.32 | 00:02.90 | 14 | Mirëdita. Sot flasim për zgjedhjet. |
| 2 | 00:03.02 | 00:05.40 | 19 | Çështja kryesore është buxheti i komunës. |
| 3 | 00:05.56 | 00:08.10 | 13 | Fjalën e ka kryetari i kuvendit. |
19 shkronja/s, mbi kufirin 17
Për zhvillues
Një API pa surpriza
Ngarkoni, krijoni, merrni rezultatin. Çelësa API, webhook-e të nënshkruara me HMAC dhe JSON me kohë për çdo fjalë.
- Çelësa Bearer, të shfaqur një herë
- Webhook-e të nënshkruara, me riprovë deri në 24 orë
- JSON, TXT, SRT dhe VTT nga i njëjti transkript
Krijo një transkriptim
curl https://api.fjalim.com/v1/transcriptions \
-H "Authorization: Bearer $FJALIM_KEY" \
-H "Content-Type: application/json" \
-d '{"audio_url":"https://example.com/seanca.mp3",
"webhook_url":"https://example.com/hooks/fjalim"}'
# 202 Accepted
{ "id": "6c1f…", "status": "queued", "billed_seconds": null } Kur mbaron, thërrasim URL-në tuaj
POST /hooks/fjalim
Fjalim-Signature: t=1762128000,v1=9f2c…e41a
{ "event": "transcription.completed", "data": { "id": "6c1f…", … } } Saktësia, pa ekzagjerim
Sa i saktë është?
Në testet tona të plota, me regjistrime që nuk janë përdorur në trajnim, Fjalim gabon në 7,6% të fjalëve te e folura e lexuar, në 12,0% te transmetimet dhe në 11,9% te seancat parlamentare.
Metodologjia
- Shkalla e gabimit të fjalëve (WER) numëron fjalët e zëvendësuara, të hequra dhe të shtuara, krahasuar me një tekst referencë të shkruar nga njeriu. Sa më e ulët, aq më mirë.
- Testet janë bërë me regjistrime që modeli nuk i ka parë gjatë trajnimit.
- Audioja juaj do të jetë ndryshe. Dhomat me zhurmë, folësit që flasin njëkohësisht dhe dialekti i fortë e rrisin gabimin. Provoni skedarin tuaj me provën falas.
Kosovë, Shqipëri
Flisni si në Kosovë apo si në Shqipëri, teksti del në shqipe standarde.
Njerëzit flasin siç flasin. Teksti që merrni shkruhet në shqipen standarde, pa i ndryshuar fjalët që janë thënë.
- kam shkukam shkuar
- ka baka bërë
- due me ardhdua të vij
Shembuj ilustrues nga të folurit e përditshëm. Rezultati real varet nga audioja.
Privatësia
Audioja juaj mbetet e juaja
Audio dhe transkriptet ruhen në BE
Transkriptimi bëhet në servera në BE. Shërbimi i faqes, pagesat dhe emaili mund të përpunohen edhe jashtë BE-së, sipas klauzolave standarde kontraktuale të ofruesve.
90 ditë ruajtje e shpejtë, një vit gjithsej
Audioja mbahet në ruajtje të shpejtë 90 ditë, pastaj kalon në ruajtje të ftohtë dhe fshihet pas 365 ditësh.
Fshini kurdo
Fshirja heq audion dhe çdo version të transkriptit menjëherë.
Pa trajnim pa lejen tuaj
Nuk e përdorim audion e klientëve për të trajnuar modele pa lejen tuaj.
Pyetje të shpeshta
Para se të pyesni
Cilat gjuhë mbështet Fjalim?
Vetëm shqipen. Mund të flisni si në Kosovë apo si në Shqipëri; teksti del në shqipen standarde.
Sa kushton?
Nga 0,012 € në minutë, pa abonim, e faturuar për sekondë të nisur. Ju merrni 15 minuta falas pas verifikimit të emailit, dhe mund të shtoni kredi nga 10 €. Shihni faqen e çmimeve.
Sa i saktë është?
Në testet tona të plota, me regjistrime që nuk janë përdorur në trajnim, Fjalim gabon në 7,6% të fjalëve te e folura e lexuar, në 12,0% te transmetimet dhe në 11,9% te seancat parlamentare. Audioja me zhurmë ose me shumë folës del më keq. Provoni skedarin tuaj.
Çfarë formatesh pranoni?
MP3, WAV, M4A, MP4, OGG, FLAC dhe të tjera që lexon ffmpeg. Deri në 2 GB dhe 4 orë për skedar. Prova falas pranon deri në 100 MB.
A ka ndarje të folësve?
Jo ende, por vjen së shpejti. Ndërkohë, në editor mund t’i emërtoni folësit vetë, për shembull “Folësi 1”.
A përdoret audioja ime për trajnim?
Jo. Nuk e përdorim audion e klientëve për të trajnuar modele pa lejen tuaj.
A mund t’i fshij skedarët?
Po, kurdo, nga aplikacioni ose me API. Fshirja heq audion dhe çdo version të transkriptit menjëherë.
A ka transkriptim në kohë reale?
Po e planifikojmë, me çmim 0,016 € në minutë. Sot Fjalim bën transkriptim të skedarëve.
Shkruajeni fjalën. Mos e humbni.
Hapni një llogari dhe merrni 15 minuta falas.